Showbiz

FOTO/ Liria e daljes për nënat me fëmijë, Sara Hoxha ndan pamjet e “ëmbla” me të birin Roman nëpër Tiranë

Sara është nënë e dy fëmijëve. Më tetor 2019, ajo solli në jetë Roman, por portreti i të voglit është ruajtur sekret në të gjitha postimet. 
Featured image of article: FOTO/ Liria e daljes për nënat me fëmijë, Sara Hoxha ndan pamjet e “ëmbla” me të birin Roman nëpër Tiranë Sara Hoxha dhe dy femijet e saj

TIRANË– Karantina vazhdon edhe këtë fundjavë, me përjashtim të dy kategorive. Pensionistët dhe nënat me fëmijë, lejohet të dalin edhe këtë të shtunë, në fasha të ndara. Të parët deri në orën 09:30, e nga ora 10:30 deri në 17:30, nënat me fëmijë deri në 14 vjeç. Bashkë me mamat e tjera të Tiranës, liridaljen e ka shfrytëzuar edhe trashëgimtarja  e “Top Channel”, Sara Hoxha.

Vetë Sara, ka publikuar në Instastory, momente të “ëmbla” nga dalja e saj me të birin në qytet. Romanit i duken këmbët në karrocë, teksa të dy shëtisin në rrugët e zbrazura të kryeqytetit.

Postimi i Sara Hoxhes

Sara është nënë e dy fëmijëve. Më tetor 2019, ajo solli në jetë Roman, por portreti i të voglit është ruajtur sekret në të gjitha postimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej disa vitesh ajo është e martuar me moderatorin e njohur Ledion Liço, dhe çifti e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Londrës.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment