Politike

FOTO-LAJM/ Ja tryeza ku do të ulet PS dhe PD pas 1 viti ‘luftë’ jashtë Kuvendit, palët ulen sy më sy në dialog

Burime për Dosja.al, sqarojnë se në orën 13:00, “në kuader të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e reformës zgjedhore”, PS dhe PD do të ulen sot për herë të parë në tryezë pas gati 1 viti “luftë” jashtë parlamentit.
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Ja tryeza ku do të ulet PS dhe PD pas 1 viti ‘luftë’ jashtë Kuvendit, palët ulen sy më sy në dialog Tryeza

TIRANE- Dosja.al ka siguruar foton e tryezës ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ulen sot në orën 13:00.

Burime për Dosja.al, sqarojnë se në orën 13:00, “në kuader të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e reformës zgjedhore”, PS dhe PD do të ulen sot për herë të parë në tryezë pas gati 1 viti “luftë” jashtë parlamentit.

Në tryezë do të marrin pjesë Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD, Rudina Hajdari, Bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore/Përfaqesuese e opozitës parlamentare dhe Petrit Vasili, përfaqësues i LSI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo tryezë mblidhet sot,  kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment