Politike

FOTO-LAJM/ Sherr…por vetëm në Kuvend! Murrizi relaksohet në kafe me deputetët e maxhorancës, të qeshura dhe biseda me duar në lokalin pranë Gardës

EKSKLUZIVE
Edhe pse larg zyrave të kryesisë së Kuvendit, përfaqësuesit e qytetarëve kanë gjetur kohë që të takohen së bashku…dhe mesa duket po kalojnë mirë.
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Sherr…por vetëm në Kuvend! Murrizi relaksohet në kafe me deputetët e maxhorancës, të qeshura dhe biseda me duar në lokalin pranë Gardës Deputetët në kafe

TIRANË– Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës kanë shijuar një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit në zonën e Gardës. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Dosja.al në një tavolinë janë ulur deputetët e opozitës Myslim Murrizi,  Arben Elezi, ndërsa nga maxhoranca “përfaqësuese” ka qënë Elona Gjebrea.

Edhe pse larg zyrave të kryesisë së Kuvendit, përfaqësuesit e qytetarëve kanë gjetur kohë që të takohen së bashku…dhe mesa duket po kalojnë mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndoshta deputetët tanë janë profesionistë të vërtetë dhe të gjitha përplasjet i lënë për në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë të gjithë miq.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment