Politike

FOTO-LAJM/ Prurjet e reja të PS në Tiranë, Gjonaj nga Puka në kryeqytet, Veliaj merr Xhafajn si krah të djathtë, Spiropali e sfidon duke qeshur

Ajo që bie në sy, janë lëvizjet e reja në Partinë Socialiste, ku shihet ministrja Etilda Gjonaj, e cila vjen nga Puka në bazën e PS në Tiranë, e po ashtu edhe Ulsi Manja nga Dibra në Tiranë.
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Prurjet e reja të PS në Tiranë, Gjonaj nga Puka në kryeqytet, Veliaj merr Xhafajn si krah të djathtë, Spiropali e sfidon duke qeshur Ekipi i PS Tirane

TIRANË– Socialistët u mblodhën sot në një takim në Parkun Olimpik të Tiranës, ku nën sloganin “Ti Zgjedh”, u zgjodhën delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste. Por disa orë para takimit, deputeti i Tiranës, Ervin Bushati ka ndarë në rrjetet sociale disa çaste nga puna për organizimin e “Ti Zgjedh”.

Ajo që bie në sy, janë lëvizjet e reja në Partinë Socialiste, ku shihet ministrja Etilda Gjonaj, e cila vjen nga Puka në bazën e PS në Tiranë, e po ashtu edhe Ulsi Manja nga Dibra në Tiranë.

S’mund të lëmë pa përmendur Elisa Spiropalin, e cila siç thonë zërat e korridoret e selisë rozë është kundërshtarja më e fortë e momentit e kryebashkiakut Erion Veliaj, që qëndron ulur e qeshur krah Vasilika Hysit, e cila e ndan me Fatmir Xhafajn.

Xhafaj njihet edhe si ‘krahu’ i djathtë i Veliajt dhe një nga mbështetësit e tij më të ngushtë në Partinë Socialiste.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment