
TIRANË– Politika shqiptare ka vendosur kurora me lule tek “Nëna Shqipëri”. Të gjithë se bashku janë përulur para atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Megjithatë nuk i kanë lënë pas “sherret” e tyre.
Kryeministri Edi Rama i qëndron shumë larg presidentit Ilir Meta dhe diferenca dallohet qartë nga distanca që ka me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ndryshe nga Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi duket se nuk ka asnjë problem me kreun e shtetit dhe qëndron pranë tij.
Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, presidenti ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga forcat fashiste.
(k.m/dosja.al)