Politike

VIDEO-LAJM/ Me simbolin e Shqiponjës, Ilir Meta ulet në gjunjë dhe iu bashkohet shqiptarëve në manifestim

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar shqiptarëve në manifestimin e thirrur sot. Kreu i shtetit ka bërë simbolin e Shqiponjës dhe është ulur në gjunjë para të pranishmëve.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment