Aktualitet

FOTO-LAJM/Me shami të bardhë në kokë dhe maskë, gruaja e moshuar shfaqet e menduar brenda autobusit në Tiranë

E moshuara shfaqet me shami të bardhë në kokë dhe maska. Ajo ka nxjerrë kokën nga dritarja dhe shfaqet e menduar.
Featured image of article: FOTO-LAJM/Me shami të bardhë në kokë dhe maskë, gruaja e moshuar shfaqet e menduar brenda autobusit në Tiranë Pamje nga transporti publik

TIRANË- Ditën e sotme ka rinisur transporti publik në Tiranë. Të paktë janë qytetarët të cilët kanë zgjedhur urbanët për të shkuar në punë. Autobusët e qytetit pothuajse lëvizin bosh.

Ndërkohë, në një nga autobusët në Tiranë ka hipur një grua e moshuar.  Siç shihet edhe në foto ajo shfaqet me shami në kokë dhe me maskë. E moshuara mban kokën jashtë dritares në autobus, teksa rri mendueshëm. Kjo foto tregon edhe frikën që kanë të moshuarit nga COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
E moshuara në autobus me maskë

Pas 4 muajsh, sot ka rinisur punën transporti publik në Tiranë. Lëvizja e autobusëve ka nisur që prej orës 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë abonetë e muajit marsit janë të “djegura”. Ndërsa, korriku do të jetë me biletë dhe shpërndarja e aboneve do të rinis në gusht.

J.V/Dosja.al

Shto Koment