Bota

FOTO-LAJM/ Autokolonat e ambulancave për pacientët me Covid-19 rikthehen në Itali

Fotot e autokolonave kanë kapur nga qytetarë të ndryshëm përpara spitalit të Mauritian në qytetin e Torinos në Itali dhe janë shpërndarë në të gjitha mediat italiane dhe rrjetet sociale.
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Autokolonat e ambulancave për pacientët me Covid-19 rikthehen në Itali Autoambulancat ne Itali

ITALI-Autokolanat e ambulancave që transportojnë pacientët e infektuar më Covid-19 janë ri-kthyer në Itali. Fotot e autokolonave kanë kapur nga qytetarë të ndryshëm përpara spitalit të Mauritian në qytetin e Torinos në Itali dhe janë shpërndarë në të gjitha mediat italiane dhe rrjetet sociale.

Autoambulancat kanë nisur me transferimet e pcientëve në të gjithë spitalet Covid në Itali. Situata atje nuk është aspak mirë, pasi vala e dytë e pandemisë e “gjunjëzoi” vendin sërish. Kryeministri italian, Giuseppe Conte miratoi dje dekretin e ri për masat anti-Covid, që kanë hyrë sot në fuqi dhe do të jenë ekzistente për 1 muaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 790,377 personë me Covid-19, ndërsa 39,764 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment