Politike

FOTO-LAJM/ Ambasadori Borschard largohet nga Shqipëria, në një avion me të edhe kryedemokrati Basha

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në avion bashkë me ambasadorin Berndt Borschard ndodhet edhe krydemokrati Lulzim Basha. 
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Ambasadori Borschard largohet nga Shqipëria, në një avion me të edhe kryedemokrati Basha Berndt Borschard në aeroportin "Nënë Teresa"

TIRANË– Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borschard po largohet nga Shqipëria, një ditë pasi u shpall “non grata” në Presidencë nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në avion bashkë me ambasadorin ndodhet edhe krydemokrati Lulzim Basha.

Ditët e fundit, ambasadori i OSBE-së është vendosur në qendër të aktualitetit politik për shkak të gjestit të tij ndaj protestuesve të Astirit. Ditën e djeshme presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

Edhe në takimin e zhvilluar pasditen e kësaj të hëne me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli, Dosja.al mësoi se Borchardt nuk është lejuar të marrë pjesë. Ndërkohë që vetë ambasadori e justifikoi gjestin e tij duke u shprehur se protestuesit nuk ishin gra por burra, të cilët e kishin frikësuar teksa kishte dalë shëtitje me bashkëshorten. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “FOTO-LAJM/ Ambasadori Borschard largohet nga Shqipëria, në një avion me të edhe kryedemokrati Basha

  1. Kur ke frikë ikën me bisht nën shalë jo të tregohesh trim e të ju nxjerrësh gishtin

Shto Koment