Aktualitet

FOTO/ Ky është Alban Stafuka, një nga të plagosurit në Fushë Krujë, autori debatoi me 27-vjeçarin dhe të atin për shitjen e një makinë, më pas nxorri thikën

Në momentin që po ktheheshin nga një vizitë që patën tek një i afërm i tyre, autori, me biçikletë i ka dalë përpara 27-vjeçarit dhe babait të tij, Shefqet Stafuka. Ai ka debatuar me ta për shitjen e një mjeti, por konflikti pa degraduar.
Featured image of article: FOTO/ Ky është Alban Stafuka, një nga të plagosurit në Fushë Krujë, autori debatoi me 27-vjeçarin dhe të atin për shitjen e një makinë, më pas nxorri thikën Alban Stafuka

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen e dyfishtë me thikë në Fushë Krujë. Alban Stafuka, personi që shikoni në foto, mësohet se bashkë me të atin, fillimisht kanë debatuar me autorin që i qëlloi me thikë.

Alban Stafuka

Në momentin që po ktheheshin nga një vizitë që patën tek një i afërm i tyre, autori, me biçikletë i ka dalë përpara 27-vjeçarit dhe babait të tij, Shefqet Stafuka. Ai ka debatuar me ta për shitjen e një mjeti, por konflikti pa degraduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas sherrit, autori që tashmë është arrestuar, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur të dy. Babë e bir ndodhen tek spitali i Traumës, ndërkohë që mësohet se 58-vjeçari është në gjendje të rëndë. Shefqet Stafuka punon tek Ujësjellësi, ndërsa i biri sapo ishte kthyer nga Spanja. Të dy njihen si persona pa probleme në zonë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment