Aktualitet

FOTO/ Ky është Adriatik Tresa, ‘hitmeni’ shqiptar që u ekzekutua pa mëshirë në vilën e tij në Ekuador, i riu nga Tirana do të festonte 40-vjetorin më 6 dhjetor… (E SHKUARA KRIMINALE)

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Tresa jetonte në një vilë dykatshe brenda një kompleksi vilash banimi në Guayakil, ku qëndrojnë edhe shqiptarë të tjerë, në një lagje të njohur si e "Shqiptarëve". Adriatik Tresa përmes martesës me një ekuadoriane ka mundur të marrë edhe shtetësinë e vendit amerikano-latin.
Featured image of article: FOTO/ Ky është Adriatik Tresa, ‘hitmeni’ shqiptar që u ekzekutua pa mëshirë në vilën e tij në Ekuador, i riu nga Tirana do të festonte 40-vjetorin më 6 dhjetor… (E SHKUARA KRIMINALE) Adriatik Tresa

TIRANË- Adriatik Tresa nuk arriti dot të festonte 40-vjetorin e tij, më 6 dhjetor 2020, ditën kur ka lindur. Shqiptari nga fshati Alltate i Tiranës, është larguar nga vendi ynë më 2011, dhe siç bëjnë me dije burime për Dosja.al nuk ka hyrë më në Shqipëri. Siç shihet edhe në këtë dokument, karta e tij e identitetit skadonte për 1 muaj, më 9 janar 2021.

Në Shqipëri, Tresa është i pastër pasi nuk ka asnjë biznes dhe nuk është skeduar kurrë nga policia shqiptare, ndërsa në Ekuador, mësohet se ai është i akuzuar si vrasës me pagesë dhe pjesë e një grupit të fuqishëm kriminal shqiptar që sjell kokainë nga Amerika Latine në Bashkimin Evropian.

Tresa akuzohet se është njeriu që ekzekutoi me tri plumba në kokë në vitin 2017 në Guayakuil, Ilir Hidrin nga Vlora. Ai u hetua, por kurrë nuk u arrestua.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Tresa jetonte në një vilë dykatshe brenda një kompleksi vilash banimi në Guayakil, ku qëndrojnë edhe shqiptarë të tjerë, në një lagje të njohur si e “Shqiptarëve”. Adriatik Tresa përmes martesës me një ekuadoriane ka mundur të marrë edhe shtetësinë e vendit amerikano-latin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me një metodë alla-shqiptare, ai kishte mundur të merrte edhe një kartë anëtarësimi në Organizatën Botërore të të Drejtave të Njeriut, që iu gjet në vitin 2013 pas vrasjes së gazetarit Fausto Guido Valdiviezo.

Ndërkohë që hetimi vazhdon, dhe pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve mes bandave shqiptare që trafikojnë kokainë në Ekuador.

Vrasja e Adriatik Tresës ndodhi dy netë më parë në vilën ku shqiptari jetonte me familjen e re në Ekuador, në qytetin e Guyakilit. Tresa, 40 vjeç, nga Tirana u ekzekutua në mënyrë makabre në shtëpinë e tij, nga një grup prej 7 personash që hynë në banesë duke gënjyer rojet se ishin policë. Ekzekutorët ishin të veshur me jelekë “Policia” dhe mbanin edhe fenelinat ndezur mbi makinë. Një javë më parë, Tresa mundi ti shpëtojë një pengmarrjeje, që ka bërë hetuesit të bindur se shkaku i vrasjes kanë qenë pazaret e prishura të drogës. Shqiptari ka qenë i skeduar në Ekuador për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë këtu edhe vrasjen e një gazetari në vitin 2013, ngjarje për të cilën u lirua për mungesë provash.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment