Aktualitet

FOTOT/ Kush është punonjësja e administratës së bashkisë Poliçan që nga ura përfundoi në lumë, 28-vjeçarja për shkak të shpejtësisë ishte aksidentuar edhe disa vite më parë 

28-vjeçarja pas aksidentit është nxjerrë nga makina e saj tip "Audi", falë forcave të policisë dhe ushtrisë, dhe më pas u transportua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.
Featured image of article: FOTOT/ Kush është punonjësja e administratës së bashkisë Poliçan që nga ura përfundoi në lumë, 28-vjeçarja për shkak të shpejtësisë ishte aksidentuar edhe disa vite më parë  Anxhela Ibro

POLIÇAN- Vajza që shikoni në foto është 28-vjeçarja që u aksidentua pasditen e sotme në Poliçan, duke rënë nga ura me makinë. Anxhela Ibro është punonjëse e administratës së bashkisë Poliçan. 

Ditën e sotme për shkak të shpejtësisë së madhe, Ibro humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura 15 metra e lartë e fshatit Vërtop. 28-vjeçarja pas aksidentit është nxjerrë nga makina e saj tip “Audi”, falë forcave të policisë dhe ushtrisë, dhe më pas u transportua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore. Pas përkeqësimit të gjendjes. Ibro është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë më të specializuar, ndërkohë që burime bëjnë me dije se 28-vjeçarja disa vite më parë po për shkak të shpejtësusë së lartë ka bërë një aksident.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, ku Anxhela Ibro për shkak të shpejtësisë së madhe, humbi kontrollin e automjetit tip “Audi” në fshatin Vërtop të Poliçanit dhe ra nga ura me lartësi 15 metra. Së bashku me të në makinë ka qënë edhe një pasagjer, por fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment