Politike

Foto/ Kur të bashkon peshku, guvernatori Sejko dhe Edi Paloka drekojnë në të njëjtin restorant, dilema e demokratit

Këtë të dielë pushimi  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko ka drekuar krejt rastësisht në të njëjtin restorant ku ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Featured image of article: Foto/ Kur të bashkon peshku, guvernatori Sejko dhe Edi Paloka drekojnë në të njëjtin restorant, dilema e demokratit Edi Paloka dhe Gent Sejko
Përditësuar:

TIRANË– I ndajnë bindjet politike por i bashkojnë shijet e restoranteve!

Këtë të dielë pushimi  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka drekuar krejt rastësisht, në të njëjtin restorant ku ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Në disa foto të publikuara nga TiranaNews, shihet teksa Sejko po konsumon i qetë ushqimin në një nga restorantet më në zë me prodhime deti, pavarësisht se pak metra më tutje ka Palokën, një nga opozitarët që e ka sulmuar me akuza guvernatorin.

E ndërsa ish-deputeti i PD-së, me dorën në brez vëzhgon me mëdyshje frigoriferin e prodhimeve të detit, në dilemë për të zgjedhur vaktin e radhës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment