Sport

FOTO/Kukullat seksi i kushtojnë rëndë klubit Fc Seul, tani drejtuesit duhet të paguajnë…

K-League ka dëgjuar justifikimin sipas të cilit shoqëria e futbollit nuk e dinte se manekinat ishin lojëra seksuale
Featured image of article: FOTO/Kukullat seksi i kushtojnë rëndë klubit Fc Seul, tani drejtuesit duhet të paguajnë…

KORE E JUGUT-Nisma e veçantë e FC Seoul, në Korenë e Jugut, për të vendosur kukulla seksi në vend të spektatorëve që mungonin për shkak të masave të koronavirusit, i kanë kushtuar klubit një gjobë rekord prej mbi 80,000 dollarë. Ndeshja duhej të luhej me dyer të mbyllura dhe kukullat ishin vendosur në karriget e stadiumit me bluzen dhe logot e skuadrës. Një lëvizje që është kritikuar ashpër nga K-League (Federata koreane), që ka akuzuar klubin se kështu ka “turpëruar thellësisht tifozet e tij”.

Lajmi për incidentin ka bërë xhiron e botës. Pasi ka ekzaminuar rastin, K-League ka dëgjuar justifikimin sipas të cilit shoqëria e futbollit nuk e dinte se manekinat ishin lojëra seksuale, duke theksuar se “se mund ta kishte dalluar lehtësisht funksionin e tyre duke përdorur buonsensin e eksperiencën”. “Polemika mbi këtë episod – ka përfunduar Liga koreane – “ka tërpëruar e plagisur thellësisht tifozet e ka dëmtuar integritetin e liga-s”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment