Aktualitet

FOTO-KRAHASIMI/ Dielli në anën tjetër të qytetit, zbulohet pamja origjinale, si u ‘retushua’ logjika në postimin e Veliajt, ra pre e një faqeje

Në fakt, Dosja.al zbuloi se fotoja origjinale është publikuar nga një qytetare, e identifikuar si Alma Mancaku, e cila e shkrepur këtë pamje dhe e ka publikuar në rrjetet e saj sociale.
Featured image of article: FOTO-KRAHASIMI/ Dielli në anën tjetër të qytetit, zbulohet pamja origjinale, si u ‘retushua’ logjika në postimin e Veliajt, ra pre e një faqeje Erjon Veliaj foto e publikuar prej tij dhe foto origjinale e Tiranës

TIRANË– Foto që po shikoni është fotoja origjinale, të cilën stafi i Bashkisë Tiranë e publikoi një ditë më parë të modifikuar. Në fakt, Dosja.al zbuloi se fotoja origjinale është publikuar nga një qytetare, e identifikuar si Alma Mancaku, e cila e shkrepur këtë pamje dhe e ka publikuar në rrjetet e saj sociale.

Ndërsa faqja ‘Visit Tirana’, e ka marrë këtë foto, siç duket, e ka modifikuar, duke i shtuar një diell dhe e ka ripublikuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me këtë modifikim, kjo faqe ka futur në kurth stafin e Bashkisë Tiranë. Këta të fundit, e kaanë ripostuar duke rënë kështu pre e një fotoshopi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment