Sport

FOTO/Koronavirusi “kërcënon” Kombëtaren, futbollisti njofton se është prekur nga COVID-19

Nëpërmjet profilit të tij në “Instagram” futbollisti shprehet se është në gjendje shumë të mirë
Featured image of article: FOTO/Koronavirusi “kërcënon” Kombëtaren, futbollisti njofton se është prekur nga COVID-19 Kombëtarja e Shqipërisë

SHQIPËRI– Andrea Hoxha, futbollisti i Kombëtares U-21 ka pranuar se është prekur nga koronavirusi. 20-vjeçari që luan në rolin e portierit ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Nëpërmjet profilit të tij në “Instagram” futbollisti shprehet se është në gjendje shumë të mirë.

Andrea Hoxha-Futbollist

POSTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha.”, shkruan portieri.

Postimi i Andrea Hoxha

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment