











BRITANI E MADHE-Një fermë kanabis u zbulua në një vilë të pabanuar, prillin e vitit të kaluar në Britani. Vila ishte modifikuar totalisht në atë mënyrë, që në të të rritej kanabisi. Gjatë zbulimit u arrestuan 8 persona në vend, ndërsa shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia.
Samir Bagdadi, 53 vjeç konsiderohet “koka e grupit” kriminal. Ndërkohë, në një gjyq maratonë të mbajtur këtë javë, Bagdadi u dënua me 7 vjet burg.
Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim. Ndërsa, gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal.
Nga hetimet e policisë, u zbulua një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes. Nëse droga do të shitej në tregun me pakicë, do të kapte një vlerë totale prej 1 milion paund.
(k.a/dosja.al)