
Tifozët shqiptarë kishin përgatitur një koreografi për ndeshjen ndaj Francës. Në tribunën veriore të stadiumit, u hap një banderolë gjigande, ku një shqiponjë dukej mbi një stadium, e më poshtë shkruhej: “Këtu shqiponjat kanë folenë”.
Banderola u hap në momentin kur po këndohej himni shqiptar. Nga foto duket që nuk është stadiumi “Air Albania” ai që është vizatuar në banderolë, por më shumë ngjason me ish-stadiumin Qemal Stafa.
(A.B. Dosja.al)