Bota

FOTO/Këshilltarja e Donald Trump rikthet në detyrë, edhe pas infektimit me Covid-19 sërish shfaqet pa maskë

Hope ka shoqëruar presidentin Donald Trump për fushatën dy ditore të tij në Florida dhe në Karolinën e Veriut, por edhe pse disa javë më parë ajo ka qenë e infektuar me COvid-19, sërish është shfaqur pa maskë.

SHBA– Këshilltarja e Donald Trump, Hope Hicks, e cila u bë shkak për infektimin e presidentit i është rikthyer detyrës. Ajo është fotografuar teksa është bashkuar me stafin presidencial.

Hope ka shoqëruar presidentin Donald Trump për fushatën dy ditore të tij në Florida dhe në Karolinën e Veriut, por pavarisht se dy javë më parë ajo ka qenë e infektuar me Covid-19, sërish është shfaqur pa maskë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu Donald Trump është fotografuar pa maskë, pasi i është kthyer fushatës presidenciale, mbadje në takimin e tij në Florida, ai ka hedhur maskën në turmën e njerëzve duke theksuar se është imun ndaj virusit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment