Showbiz

Foto/ Kejsi drejt një tjetër martese? Publikon unazën plot me diamante dhe shton dyshimet: I bëj vetes romanca

Por në fakt nuk është kështu. Vetë ish-parntrja e reperit, shkruan krahas fotos se këtë dhuratë ia ka bërë ajo vetes.
Featured image of article: Foto/ Kejsi drejt një tjetër martese? Publikon unazën plot me diamante dhe shton dyshimet: I bëj vetes romanca Keisi dhe Stresi

TIRANË– Keisi Lushaj, ish-partnerja e Stresit ka publikuar sot një foto ku shihet një unazë plot me diamante. Në këtë rrjedhë lajmesh mbi marrëdhënien e çiftit, sigurisht që kjo foto ka shtuar mjaft dyshimet se ndjekësit janë duke pyetur veten: Mos vallë Kejsi do të martohet sërish?

Por në fakt nuk është kështu. Vetë ish-partnerja e reperit, shkruan krahas fotos se këtë dhuratë ia ka bërë ajo vetes.

Diamantët janë shokët më të mirë të një femre. Unë mbaj me romanca veten time,”- shkruan ajo.

Dyshja janë shkëputur prej kohësh dhe Kejsi ka shkuar në Kanada. Edhe pse në distancë, Arkimed Lushaj dhe ish-partnerja e tij kanë pasur një shkëmbim mesazhesh nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment