
ITALI-Gjyqi më i madh i madh i mafies italiane në më shumë se 30 vjet ka nisur ditën e sotme, ku qindra anëtarë të grupit “Nfrangheta” dolën në bankat e të akuzuarve. Bëhet e ditur, se Gjyqi do të ketë 335 të akuzuar, 400 avokatë e 900 dëshmitarë të të akuzuarve për vrasje dhe trafikut të drogës. Ndërkohë, mes të akuzuarve janë dhe 8 shqiptarë:
-Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim.
-Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991.
-Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972.
-Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979.
-Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987.
-Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971.
-Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983.
-Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Ky megaproces është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott”, i cili u ekzektua në dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të Antimafias. Bëhet e ditur se roli i shqiptarëve ka qenë furnizimi me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit.
Megaprocesi ka vënë nën arrest jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosa mafiozë, por dhe ish-parlamentarë e eksponentë të politikës italiane e të politikës lokale kalabreze nga forca të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza Italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë italiane. Ky operacion ka goditur veçanërisht klanet mafioze ndranghetiste Mancuso, Lo Bianco Barba, Pugliese, Pardea-Camillo-Macri, La Rossa e shumë të tjerë.
Grupi “Ndrangheta” akuzohet për furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut. Akuza të tjera janë vrasje, vrasje në tentativë, zhvatje, zbulimin e sekreteve zyrtare dhe abuzimin e detyrës.
(k.a/dosja.al)