Aktualitet

FOTO/ ISHP thirrje qytetarëve për respektimin e rregullave kundër COVID: Vendosni maskën dhe mbani distancën

Në një postim në mediat sociale, ISHP kujton edhe njëherë se mbajtja e maskës është domosdoshmëri dhe distanca fizike ndihmon në kufizimin e COVID-19.
Featured image of article: FOTO/ ISHP thirrje qytetarëve për respektimin e rregullave kundër COVID: Vendosni maskën dhe mbani distancën Instituti i Shëndetit Publik

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik me anë të një grafike u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat kundër COVID-19.

Në një postim në mediat sociale, ISHP kujton edhe njëherë se mbajtja e maskës është domosdoshmëri dhe distanca fizike ndihmon në kufizimin e COVID-19.

Grafika e ISHP

Vendosni maskën, mbani distancë prej të paktën 1 metër kur është e mundur”, kjo është thirrja e ISHP për qytetarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky mesazh vjen në një kohë kur situata e COVID në vend është përkeqësuar. Dje ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, ka bërë me dije se kanë humbur jetën dhe 5 qytetarë dhe janë konfirmuar dhe 154 të tjerë. Ndërkohë në të gjithë vendin ka 3142 raste aktive.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment