Bota

FOTO/ Ish-shoqja e ngushtë e Ivankës zbulon një tjetër sekret: Donald Trump më injoronte se s’isha e bukur, me të tjerat sillej ndryshe

Në një intervistë të dhënë një ditë më parë, Ohrstrom ka treguar arsyet sepse i ka nxjerrë në publikë sekret e ish-shoqes së saj të ngushtë, pasi disa e kanë quajtur një tradhtare.

SHBA-Lysandra Ohrstrom, një gazetare 38-vjeçare, e cila ka qenë shoqe e ngushtë gjimnazi me Ivanka Trump, ka tërhequr vëmendjen me publikimin e shkrimeve ku ka nxjerrë disa sekrete të shoqes së saj.

Sakaq, në një intervistë të dhënë një ditë më parë, Ohrstrom ka treguar arsyet sepse i ka nxjerrë në publikë sekret e ish-shoqes së saj të ngushtë, pasi disa e kanë quajtur një tradhtare. Ajo ka thënë se i ka lindur ideja kur është takuar me një shok të vjetër dhe duke qenë se kishte vendosur të votonte për Joe Biden vendosi të nxirrte një anë tjetër të panjohur për vajzën e Donald Trump.

“Unë e kam mbrojtur përgjatë gjithë këtyre viteve, por një muaj më parë, ndërsa takova një shokun tonë të vjetër, në lindi ideja, duke qenë se kisha vendosur të votoja për Biden. Gjithë këto kohë të gjithë miqtë e vjetër e kanë mbrojtur Ivankan, duke mos folur keq për të, pasi ajo ka qenë një vajzë e këndshme. Por, ajo ishte dhe snobe dhe elitare, jo konservatore, siç hiqet tani. Ajo u distancua prej meje për shkak të qëndrimeve të mija pro palestineze, duke qenë se bashkëshorti i saj është izraelit,”-tregon 38-vjeçarja.

Gjithashtu, ajo ka “sulmuar” dhe presidentin aktual Donald Trump, për të cilin ka thënë se ai e injoronte, pasi ajo nuk ishte e bukur. Sipas saj, Ivanka duhet ta kishte kundështuar të atin për sjelljet e tij, jo vetëm atëherë, por edhe kur u bë president.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai më injoronte mua, pasi nuk isha tërheqëse. Ai nuk e mbante mend emrin tim kurrë. Ndërsa kjo nuk ndodhte me shoqet e tjera simpatike.Njërën prej tyre madje ai e thërriste Cindy Craëford, për shkak se ishte simpatike”, thotë ajo.

Lysandra Ohrstrom,  38-vjeçarja ka qenë shoqe me Ivankën dhe ka marrë pjesë edhe në dasmën e saj, si shoqëruese nderi. Por, pas dasmës shoqëria e tyre u prish, pasi Orhstrom thotë se Ivanka nuk u interesua për punën e saj të re, çka 38-vjeçaren e lëndoi. Një javë më parë ajo ka zbuluar disa sekrete për Ivnaka Trump, ku ndër të tjera ka thënë se ajo ka qenë e fiksuar pas parave dhe i përbuzte njerëzit e varfër.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment