Sport

FOTO / Ish-biznesmeni i futur mbrëmë në fushën e lojës: “Kështu gjej qetësi!”

Gjatë ndeshjes mes Granadës dhe Mançester Junajtidit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi tifozi, i cili u fut nudo në fushën e lojës.
Featured image of article: FOTO / Ish-biznesmeni i futur mbrëmë në fushën e lojës: “Kështu gjej qetësi!”
Përditësuar:

SPANJE – Olmo Garsia, quhet personi i cili u fut në fushë, tërësisht i zhveshur. Mund të jetë i panjohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe në botë, por jo për qytetarët e Granadës në Spanjë. Garsia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. 37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Granada, Olon e njohin si një person shumë humanist, teksa në një intervistë të dhënë më parë, ai është shprehur se duke ndenjur nudo gjen qetësinë, teksa shton se kështu trupi i tij mund të marrë më shumë vitamina.

“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë,”- tha Olmo Garsia në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment