Aktualitet

FOTO/ I apasionuar pas ‘bishave’ të blinduara, jeta e luksit të 34-vjeçarit që i shpëtoi atentatit te “Shqiponja”, fiksimi për Givenchy

Dergjini me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri dhe Itali, ka në pronësi disa mjete luksi me shifra marramendëse.
Featured image of article: FOTO/ I apasionuar pas ‘bishave’ të blinduara, jeta e luksit të 34-vjeçarit që i shpëtoi atentatit te “Shqiponja”, fiksimi për Givenchy Eldin Dergjini, makinat e luksit dhe pamje nga aksidenti

TIRANE– Eldin Dergjini, 34 vjeç nuk ka në përdorim vetëm mjetin superluksoz “G-Class” të blinduar me targa ruse, me të cilin shpëtoi nga një atentat i cili i ishte planifikuar dje tek “Shqiponja”. 

Dergjini me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri dhe Itali, ka në pronësi disa mjete luksi me shifra marramendëse.

JOQ.al ka botuar disa foto nga makinat që kanë qenë nën pronësinë e të riut. 34-vjeçari i ka parkuar ato në zonën e rezidencave të luksit në Tiranë, e njohur ndryshe si “Rolling Hills”. 

Ai shihet i veshur me “Givenchy”, ndërsa nuk mungojnë edhe mbishkrimet për mjetet që ka patur nën përdorim. 

Ngjarja që ka ndodhur dje në Tiranë është ende e pazbardhur, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende informacion nëse ka patur një atentat ndaj të riut. Vetë Dergjini ka thënë në polici se është goditur nga një mjet tjetër, dhe ka humbur kontrollin mbi “Benzin” G-Class me vlerë 150 mijë euro. Dergjini pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit para 2 ditësh dhe  nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment