Bota

FOTO/ Humbi nënën para syve për shkak të Covid-19, apeli i 49-vjeçares nga Britania: Mendoni mirë para se t’i thyeni rregullat, për mos t’u përballuar me situatën time

Anabel Sharma dhe nëna e saj Maria Rico, 76 vjeç, u vendosën në dy shtretër pranë njëra-tjetrës në spital, por nuk mundën ta fitonin të dyja betejën me Covid-19. Pasi ajo e ka parë nënën e saj teksa i ka vdekur para syve në Kujdesin Intensiv.
Featured image of article: FOTO/ Humbi nënën para syve për shkak të Covid-19, apeli i 49-vjeçares nga Britania: Mendoni mirë para se t’i thyeni rregullat, për mos t’u përballuar me situatën time Anabel Sharma dhe nëna e saj Maria Rico

BRITANI E MADHE-Anabel Sharma, një 49-vjeçare nga Britania, nëna e të cilës vdiq nga infektimi me Covid-19, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët. Anabel Sharma dhe nëna e saj Maria Rico, 76 vjeç, u vendosën në dy shtretër pranë njëra-tjetrës në spital, por nuk mundën ta fitonin të dyja betejën me Covid-19. Pasi ajo e ka parë nënën e saj teksa i ka vdekur para syve në Kujdesin Intensiv.

 “Mos lejoni që i tillë rast të jeni ju!,”-ka thënë ajo.

Ato u fotografuan herë e fundit të kapura për dore ndërsa merrnin ndihmë për frymëmarrjen. Më pak se 24 orë më vonë, Maria ndërroi jetë. Anabel iu ka bërë thirrje të gjithëve që të ndjekin rregullat, për të ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos u përballur me një rast të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk e mendova kurrë se Covid-19, do të na godiste ne, por e bëri. Shpejtësia me të cilën Covidi e pushtoi familjen tonë ishte e frikshme. Nëse ndokush po mendon të thyejë rregullat, do t’u kërkoja ta vendosin veten në vendin tim dhe të mendojnë si është të shohësh nënën tënde duke vdekur, ose të të thonë se mund të mos jetosh më,“-ka thënë ajo.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment