
ITALI-Disa pamje tronditëse janë publikuar në Itali. Sipas TheSun, si pasojë e rrëshqitjes së dheut, rreth 200 arkivole pjesë e varrezave të Camogli (Genova) kanë përfunduar në det.
Po ashtu, një kishëz që përmbante arkivole është shembur. Sot ekipet e zhytjes dhe zjarrfikësit kaluan ditën duke tërhequr arkivole nga uji. Ndërkohë, rryma ka filluar të lajnë disa prej arkivoleve, ndërsa disa janë hapur nga ujë.
1 / 4

Pamje nga ngjarja
2 / 4

Pamje nga ngjarja
3 / 4

Pamje nga ngjarja
4 / 4

Pamje nga ngjarja




Punëtorët që ndodheshin aty fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë, duke u hedhur, disa minuta para se dheu të përfundonte në det.
(k.a/dosja.al)