Rajoni

FOTO/ Haradinaj bën gjestin e veçantë, u shpërndan kafe dhe ëmbëlsira policëve për Kurban Bajramin

Ish-kryeministri i Kosovës ramush Haradinaj, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, mëngjesin e sotëm ka uruar në një mënyrë të veçantë, duke shpërndarë kafe dhe ëmbëlisra për policët.
Hara Haradinaj me grupin e policëve

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramshuëm Haradinaj  i cili ka dhënë dorëheqjen  javët e fundit pasi u thirr nga Gjykata e Hagës si i dyshuar, mëngjesin e sotëm ka uruar në një formë të veçantë për Kurban Bajramin policët.

Përmes fotove të shpërndara në rrjetet sociale, Haradinaj shfaqet duke u shpërndar kafe dhe ëmbëlsira një grupi policësh në Kosovë.

Krahas fotos ish-kryeministri shkruan : “Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”

Ndërkohë republika e Kosovës pas dorëheqjes së haradinajt, do të ketë zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 8 shtator.

A.C/Dosja.al

Shto Koment