Sport

FOTO/ “Grent Halili më veshi bardheblu”, Tefik Osmani misterioz me postimin e fundit: Prisni të vërtetat e tjera

Në një postim të fundit në Instagram, futbollisti ka treguar se kush e shtyu për të pranuar ofertën e Tiranës, duke postuar një foto me djalin e presidentit të Tiranës, Refik Halili
Featured image of article: FOTO/ “Grent Halili më veshi bardheblu”, Tefik Osmani misterioz me postimin e fundit: Prisni të vërtetat e tjera Tefik Osmani-Futbollist i Tiranës

TIRANË– Tefik Osmani është një nga nga ato futbollistë që i pëlqen të bëjë shaka në rrjetet sociale. Këtë herë mbrojtësi korçar erdhi këtë sezon si një afrim që do i jepte eksperiencë prapavijës,por që u përdor shumë pak nga Emmanuel Egbo. Në një postim të fundit në Instagram, futbollisti ka treguar se kush e shtyu për të pranuar ofertën e Tiranës, duke postuar një foto me djalin e presidentit të Tiranës, Refik Halili i cili aktualisht luan te Tirana, Grent Halili.

“Kam shumë të vërteta për të thënë”,ky është ai që më mori te Tirana”, ndërkohë që kurioziteti më i madh është mbi përplasjen që mbrojtësi ka pasur me trajnerin Egbo dhe stafin e tij pas ndeshjes me Skënderbeun.

Postimi i Tefik Osmanit

Zëvendësimi në minutat shtesë nuk i ka pëlqyer Osmanit pas asaj ndeshjeje, ndërkohë që paralajmëron: “Në ditët në vijim të tjera të vërteta”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment