Aktualitet

VIDEO/ “Gjenerali” s’përmban lotët, ministri Lleshaj shkrehet në vaj në ceremoninë për major Klodian Tanushin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është kapur nga kamerat teksa qan në homazhet për major Klodian Tanushin.
Përditësuar:

TIRANE– Momente të vështira për ministrat e kabinetit Rama në ceremoninë nderuese për majorin Klodian Tanushi.

Pas ministres Olta Xhaçka dhe gjeneralit Bardhyl Kollçaku, nuk i ka përmbajtur lotët as ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që para se të bëhej ministër ka qenë gjeneral i FA.

Ai është kapur nga kamerat teksa qan në këto homazhe.

Sot janë zhvilluar homazhet tek Muzeu Kombëtar në nder të ushtarakut Klodian Tanushi. Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm.

Ka spikatur prania e rreshterit që shpëtoi në këtë shpërthim, Julian Kapaj. Emocionet ishin të mëdha, dhe për politikën, nga ku nuk munguan lotët e ministres Olta Xhaçka, Gjeneral Bardhyl Kollçakut, dhe kryeministrit Edi Rama.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment