Tronditet Gramshi! Burri vret bashkëshorten dhe vëllanë me sëpatë, lajmëron fëmijët: Vrava mamin e xhaxhanë (EMRAT)
Vrasje të dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë 27 Janar, 15:39 Vrau vëllanë dhe...
Vrasje të dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë 27 Janar, 15:39 Vrau vëllanë dhe...
Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Berisha sulmon Kim: Ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet! I besoj vetëm varianteve të z&e...
DETAJE/ Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, 6 persona shpallen në kërkim 27 Janar, 11:19 6 vite hetime! ...
TIRANË– Anxhela, një anëtare e komunitetit transgjinor në Shqipëri është dhunuar në mënyrë barbare. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe është denoncuar masivisht në rrjetet sociale.
Një prej tyre që publikoi edhe fotot ku Anxhela shihet e gjakosur dhe e rrahur është Elton Ilirjani, një prej anëtarëve të komunitetit të LGBTQI-së që ka kërkuar gjithmonë të mbrohen të drejtat e tyre.
Siç e shikoni edhe në pamje, Anxhela është dhunuar në mënyrë barbare dhe është lënë e gjakosur në rrugë. Arsyeja mësohet të ketë qenë pjesëmarrja e transgjinores në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
“Anxhela e dhunuar keq në Tiranë! Një tmerr i vërtetë! Shoqëri e dhunshme, shoqëri e prapambetur, shoqëri jo-evropiane! Shoqëri e pa-emancipuar! Jo më kot ju ktheva keq Kujtim Gjuzit dhe Shoqërisë së tij parlamentare, sepse ai me thirrjet e veta te urrejtjes dhe thirrjet raciste kundër personave LGBT i shtyn të rinjtë sy-errur që të dhunojnë! E çfarë mund të presim nga injorantët e droguar në rrugët e Tiranës jashtë parlamentit kur brenda parlamentit ka deputetë si Kujtim Gjuzi dhe shefat e tij? Turp për të gjithë deputetët! Turp që nuk e përjashtuat nga parlamenti Fashistin Kujtim Gjuzi dhe ja ku jemi me këtë dhunë sot. Kjo është fytyra e vërtetë e Shqipërisë! Përjashtoni sa më parë Fashistët dhe Nazistët nga Parlamenti Shqiptar, ata që thirrën urrejtjen dhe këtë e vuajti Anxhela sot! “- shkruan Ilirjani krahas fotove teksa ka etiketuar shumë personazhë publikë dhe institucioneve të rëndësishme.
Në lidhje me këtë ngjarje ka pasur edhe reagime të forta nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe nga Ambasada e Holandës në Tiranë.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shkruan se Policia e Shtetit duhet të gjejë autorët e kësaj dhune dhe t’i vendosë ata përballë drejtësisë.
“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri. Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë. Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës. Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore,”- shkruhet në reagim.
Ndërsa Ambasada e Holandës shprehet se ndihet e shokuar nga ky akt dhune dhe dënon sulmet diskriminuese.
“Të shokuar nga ky akt dhune kundër një anëtare të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Ambasada Hollandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që deshiron,”- shkruhet në reagimin e Ambasadës Holandeze.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të alternuara me kthjellime të shumta. Herë pas here do të duket sikur qielli do të ...
Tiranë- Rasti i Alvin Berishës brenda kampit Al-Hawl në Siri, solli në vëmendjen e të gjithëve jo vetëm historinë e vogëlushit, por edhe historistë e shqiptarë...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiq...
Siri- Fytyrat e fëmijëve mes pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tento...
Tiranë- Gazetari Erl Murati ka treguar së fundmi nëpërmjet një postimit në Facebook se babait të tij i kanë vjedhur 3 kuti me libra.Postimin e tij ai e shoqëron...
Drejtori i Kadastrës, Artan Lame kërkoi të futej në emisionin Opinion, për të sqaruar situatën e krijuar këtë të martë në zonën e Unazës së Re.Në një lidhje tel...
TIRANË- Bilanc lufte kanë regjistruar aksidentet rrugore në vendin tonë. Sipas policisë së shtetit 10 muajt e fundit të vitit 2019 kanë ndodhur plot 1254 a...
ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 5 shqiptarë që akuzohen për disa vjedhje. Sipas mediave në Itali bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Marcianise të ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar sot 26 banorë të cilët kanë qenë sot në protestë kundër IKMT-së dhe vet Policisë kundë prishjes së banesave të tyre....
PEQIN- Policia ka shpallur sot në kërkim, shtetasin Eduard Ruçi, i cili është mjek në Burgun e Peqinit, pasi ky i fundit u denoncua nga emisioni ‘Fiks Fa...