Sport

FOTO/ Gazetari francez fushën e stadiumit “Air Albania” e krahason me një tokë të lëruar

Ironizon gazetari francez.
Featured image of article: FOTO/ Gazetari francez fushën e stadiumit “Air Albania” e krahason me një tokë të lëruar Foto e publikuar nga gazetari francez dhe pamje nga "Air Albania Stadium"
Përditësuar:

Tiranë- Për ndeshjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Francës, e cila përfundoi me rezultatin 0 me 3 nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet.

Dje për këtë ndeshje u inagurua edhe stadiumi i ri, tashmë i quajtur “Air Albania”, i cili ka një kapacitet prej 22 mijë tifozësh.

Për tapetin e fushës së gjelbër të këtij stadiumi ka ardhur edhe një reagim nga gazetari  francez Florent Deruem, i cili në faqen e tij në në Twitter,  e krahason gjendjen e fushës me një tokë të lëruar përpara se të mbillet.

“Kjo do të jetë gjendja e fushës së shqiptareve në fund të 90 minutave” , shkruan ai në Twitter.

Problemet me fushën e gjelbër të stadiumit u shfaqën që në ndeshjen testuese mes Vllaznisë dhe Apollonisë. Tapeti i gjelbër ende nuk ka zënë vend në stadiumin e ri, nuk ka lëshuar rrënjë siç duhet,  dhe për këtë duhet kohë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i gazetarit francez

 

 

Foto nga stadiumi

 

Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment