Aktualitet

FOTO-GALERI/ Pastrohet Liqeni i Fierzës, aktivistët bëhen ‘një’ për kauzën e pastrimit

Ata udhëtuan nga Kosova drejt Kukësit, duke pastruar liqenin dhe duke dhënë një mesazh të gjithëve për mbrojtjen e ambientit tonë të përbashkët.

KUKËS– Një nismë është ndërmarrë këtë të diel nga disa nismëtarë për pastrimin e liqenit të Fierzës.

Disa aktivistë vullnetarë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Gjakova, Prizreni, Kukësi, Tirana dhe Shkodra, janë nisur që në orët e para të mëngjesit për t’iu bashkuar aktivitetit “Ta pastrojmë liqenin e Fierzës”.

Pastrimi u organizua nga përfaqësues nga Shqipëria e Kosova, Avni Daku, Al-Ben Guide Kola, Donald Dervishi, Aranit Mula etj, dhe ishte një aktivitet pa ngjyrime politike. Të ndihmuar nga kompania e udhëtimit ‘Egnatia’ ata udhëtuan nga Kosova drejt Kukësit, duke pastruar liqenin dhe duke dhënë një mesazh të gjithëve për mbrojtjen e ambientit tonë të përbashkët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është aktiviteti i dytë i ndërmarrë nga ky grup pasi më parë ata morën pjesë në pastrimin e Liqenit të Komanit.

(kle.mu;I.A/dosja.al)

Shto Koment