Sport

FOTO/ Futbollistët e Bylisit marrin përgjigjet e tamponëve, ja situata e tyre

Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Eridon Qardakut, kjo sfidë u vu në diskutim të madh, por përgjigjet e tamponëve të kryer nga 25 pjesëtarë të tjerë të skuadrës ballshiote
Featured image of article: FOTO/ Futbollistët e Bylisit marrin përgjigjet e tamponëve, ja situata e tyre Bylis

BALLSH-Bylis-Tirana do të luhet normalisht siç ishte në program këtë të mërkurë në orën 17:00. Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Eridon Qardakut, kjo sfidë u vu në diskutim të madh, por përgjigjet e tamponëve të kryer nga 25 pjesëtarë të tjerë të skuadrës ballshiote, përfshirë futbollistët, stafin teknik, drejtuesit dhe puntorët e fushës kanë rezultuar të gjithë negativ. Një lajm i mirë ky që është konfirmuar edhe nga klubi i Bylisit pasi nëse brenda skuadrës mallakastriote do të kishte të tjera raste me koronavirus atëherë, do të vihej në rrezik zhvillimi i sfidës Bylis-Tirana në Adush Muça që edhe mund të anulohej.

“Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative! Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”, njofton klubi i Bylisit.Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e trajnerit Dovedan, që gjithashtu ka dalë negative.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Përgjigjet e testeve

Ndërkohë, bie në sy fakti se lojtarët e huaj si Munoz dhe Vicente, nuk i janë nënshtruar kontrollit. E njëjta gjë edhe me mbrojtësin Ditmar Bicaj, të cilët mesa duket i kanë thënë lamtumirë Bylisit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment