Politike

Fotoja e tij në çdo cep të qytetit! Bledi Çuçi mbush Gjirokastrën me banderola: Votoni numrin 3

Në një nga fotot shihen se një fugon i madh i lyer në ngjyrën e Partisë Socialiste i cili lëviz nëpër qytet, ka të shkruar emrin e Çuçit.
Featured image of article: Fotoja e tij në çdo cep të qytetit! Bledi Çuçi mbush Gjirokastrën me banderola: Votoni numrin 3 Bledi Cuci

GJIROKASTËR– Bledi Çuçi, i cili hoqi dorë nga posti i Ministrit të Brendshëm deri në 30 prill ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës. Ai ka mbushur me banderola qytetin, në të cilat shkruhen: Bledi Çuçi, voto 3. Kjo fushatë duket se është mirëmenduar nga stafi i Çuçit pasi banderolat janë vendosur në muret e Kalasë së qytetit dhe të institucioneve të ndryshme.

Madje në një nga fotot shihen se një fugon i madh i lyer në ngjyrën e Partisë Socialiste i cili lëviz nëpër qytet, ka të shkruar emrin e Çuçit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postin e ministrit të Brendshëm deri në datën 30 prill do ta marrë Besfort Lamallari. Urdhëri i lëshuar nga vetë Çuçi ka lidhje me fushatën zgjedhore, pasi ai kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës dhe ngarkesa në fushatë duket se e pengon që të ushtrojë paralelisht edhe detyrat e Ministrit të Brendshëm.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment