Sport

FOTO/Fotografia që po shkakton polemika në Spanjë, lojtarët e skuadrës së njohur rrezikojnë të ndëshkohen

Lojtarët janë stërvitur në grup me nga 10 lojtarë megjithatë ky protokoll do të vazhdojë edhe javën tjetër
Featured image of article: FOTO/Fotografia që po shkakton polemika në Spanjë, lojtarët e skuadrës së njohur rrezikojnë të ndëshkohen

SPANJË-Futbollistët e Sevillas mbyllën këtë të shtunë përgatitjet, me skuadrën andaluziane që ka tre javë që po përgatitet në periudhën post-koronavirus. Lojtarët janë stërvitur në grup me nga 10 lojtarë megjithatë ky protokoll do të vazhdojë edhe javën tjetër. Trajneri i skuadrës mendoi të dielën si ditë pushimi, por që disa lojtarë të klubit spanjoll kanë shkelur urdhërin nga autoritetet shëndetësore që është distancimi social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konkretisht, bashkëshortja e Éver Banega ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale në të cilën mund të shihen disa lojtarë, si dhe partneret e tyre duke shijuar një drekë të këndshme. Konkretisht, ata janë Banega, Ocampos, Franco Vázquez dhe Luuk de Jong, të cilët paraqiten me gratë e tyre dhe disa miq të tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment