Kuriozitete

(FOTO) Foshnja më e vogël në botë me madhësinë e një molle, që arriti të mbijetonte në SHBA

Foshnja me peshën më të vogël në botë që ka arritur të mbijetojë, ka lindur në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Featured image of article: (FOTO) Foshnja më e vogël në botë me madhësinë e një molle, që arriti të mbijetonte në SHBA Saybie, vajza e lindur 240 gr, që arriti të mbijetonte.

SHBA– Një fëmijë i lindur me peshën 240 gram mendohet të jetë më i vogli në regjistrimin e të mbijetuarve nga lindjet e parakohshme në botë. Foshnja, Saybie peshante njësoj sa një kokërr mollë e madhe dhe ajo lindi 23 javëshe.

Në luftë për jetën, ajo u transferua në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Sharp Mary Birch në San Diego të Kalifornisë. Mjekët i thanë prindërve të Saybies se kishte vetëm orë për të jetuar.

Por pesë muaj më vonë, ajo i la pa fjalë mjekët duke peshuar një peshë të shëndetshme prej (2.5 kg), duke kaluar të gjitha pritshmëritë.

Një infermiere që kujdesej për Saybie ndërsa luftoi për mbijetesë tha se shërimi i saj ishte një “mrekulli”.

Regjistrimi i mëparshëm për të mbijetuarin me peshë më të vogël kishte në listë një vajzë të vogël nga Gjermania, e lindur me peshë 252g në vitin 2015, sipas regjistrit të drejtuar nga Universiteti i Ajovës.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment