Kuriozitete

(FOTO) Është një fajkua apo një bombardues B-2?! Fotot që po bëjnë xhiro në rrjet

Zogu i quajtur“Falcon peregrine” duket tamam si një bombardues B-2 ndërsa zhytet drejt tokës në një fluturim të shkëlqyeshëm.

SHBA, Kaliforni– Një fajkua është fotografuar ndërsa zhytet si një aeroplan bombardues B-2 në një fluturim mbreslënës. Fotot e habitshme janë shkrepur nga fotografi 63-vjeçar gjysmë-profesional, Thomas Kaestner, nga San Diego, në Kaliforni.

Fajkojtë janë zogj grabitqarë, që përfshijnë rreth 40 specie. Fajkojt janë të shpërndarë gjerësisht në të gjitha kontinentet e botës përveç Antarktidës.

Fotografitë e shkrepura nga 63-vjeçari tregojnë zogun grabitqar, që po zhvendoset poshtë, sikur të jetë duke sulmuar një objektiv. Skifteri peregrin, që konsiderohet të jetë një nga shpendët më të shpejtë në botë, mund të arrijë një shpejtësi prej 390 km / h.

“Unë isha duke gjuajtur në një shkëmb pranë ku ky zog dhe partnerja i tij kanë një fole. Atje zogjtë kthehen në këtë vend çdo vit për të rritur të vegjlit e tyre”,– është shprehur 63-vjeçari i apasionuar pas fotografisë.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment