Aktualitet

FOTO + EMRI/ Ra nga tetë metra lartësi teksa instalonte respiratorin, vdes në mënyrë tragjike shqiptari në Itali

I ndjeri po punonte për instalimin e një aspiratori në një fermë në Sant'Apollinare, një fshat i Rovigo, në momentin që ka rënë nga tetë metra lartësi.
Featured image of article: FOTO + EMRI/ Ra nga tetë metra lartësi teksa instalonte respiratorin, vdes në mënyrë tragjike shqiptari në Itali Sajmir Thartori

ITALI– Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Rovigo, teksa shqiptari i identifikuar si Sajmir Thartori, banues në Verona, po punonte.

I ndjeri po punonte për instalimin e një aspiratori në një fermë në Sant’Apollinare, një fshat i Rovigo, në momentin që ka rënë nga tetë metra lartësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sajmir Thartori

Për pasojë, Thartori mori plagë të shumta në truup e kokë, si dhë pësoi dhembje. Ai u dërgua në spital, ku luftoi për dy ditë, por fatkeqësisht, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ka ndërruar jetë. Trupi i 23-vjeçarit pritet të sillet në Shqipëri, aty ku ka familjen dhe të afërmit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment