Showbiz

FOTO/ Elton Deda kunja ‘pjeshkave’ që pinë alkool dhe dëgjojnë tallava: S’e dinit që egzistonte ky vend, jo më të ecnit me taka…

Elton Deda ka postuar një pozë të vjetër nga Llamani dhe ka një mesazh thumbues për ‘pjeshkat’ e Jugut.
Featured image of article: FOTO/ Elton Deda kunja ‘pjeshkave’ që pinë alkool dhe dëgjojnë tallava: S’e dinit që egzistonte ky vend, jo më të ecnit me taka… Këngëtari, Elton Deda.

TIRANË– Këngëtari Elton Deda ka zgjedhur që ndër postimet e rralla në Instagram, të vijë me një pozë të vjetër nga jugu i Shqipërisë. Pozicionuar në një shkëmb me pamje nga Llamani, Elton Deda ka shkruar dhe një status thumbues për vajzat që veshin taka dhe dëgjojnë tallava.

Postimi i Elton Dedës.

“Në kohën kur pjeshkat as nuk e kishin idenë që egziston ky vend, jo më të mendonin që një ditë do ecnin me taka dhe do pinin coctails duke dëgjuar tallava”,- shkruan Elton Deda.

Me sa duket këngëtari i njohur është frymëzuar nga albumi i vjetër në karantinë, për të treguar se sa kanë ndryshuar kohët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R.L/Dosja.al

Shto Koment