Aktualitet

FOTO-EKSKLUZIVE/ Të ngjeshur pas njëri-tjetrit mbi motor, dalin PAMJET nga xhiroja e ‘hit-man-ëve’ në Milot, rruga që përshkuan për të eliminuar Ylli Ibrahimin

  • Atentat me 30 plumba biznesmenit në Milot, dy autorët mbi ‘Suzuki’ e plagosën në mes të rrugës
  • Siç duket nga pamjet e shkrepura nga itinerati i "hit-man-ëve", në orën 11:35 ata kanë qënë në Milot, për të qëlluar më pas në orën 11:57 ndaj Ibrahimit.
    Featured image of article: FOTO-EKSKLUZIVE/ Të ngjeshur pas njëri-tjetrit mbi motor, dalin PAMJET nga xhiroja e ‘hit-man-ëve’ në Milot, rruga që përshkuan për të eliminuar Ylli Ibrahimin Pamje nga kamerat e sigurisë

    MILOT- Dosja.al ka siguruar pamje të tjera ekskluzive nga rrugëtimi që kanë ndjekur dy personat që qëlluan sot me armë zjarri ndaj Ylli Ibrahimit. 45-vjeçari kishte dalë sot nga banesa dhe teksa po qëndronte në trotuar u plagos nga dy persona që e qëlluan pa e menduar dy herë. 

    Siç duket nga pamjet e shkrepura nga itinerati i “hit-man-ëve”, në orën 11:35 ata kanë qënë në Milot, për të qëlluar më pas në orën 11:57 ndaj Ibrahimit. Të veshur në të zeza dhe duke mos u ndarë nga njëri-tjetri, ata janë larguar në drejtim të paditur, duke u shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pasi u qëllua me armë zjarri, 45-vjeçari, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë, është nisur me urgjencë  në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Nga ana tjetër, grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkakun e këtij atentati. Nuk dihet ende nëse shënjestra ka pasur një konflikt të mëparshëm me autorët, të cilët sot i zunë pritë.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment