Dikur

Foto e rrallë/ Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë

Alfred Peza shkruan: "Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë. Kjo foto është shkrepur më 1940, në banesën e familjes Suma, një nga më të njohurat e qytetit të Shkodrës."
Featured image of article: Foto e rrallë/ Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë Si jetonin shqiptarët 80-vite më parë.

Kjo foto e rrallë tregon qartë si jetonte elita shqiptare 80-vite më parë, mes luksit plot finesë dhe standarteve të larta kulturore.

Alfred Peza poston një foto në Facebook, ku tregon detaje nga jetesa elitare e gati një shekulli më parë.

Postimi i plotë 

Oxhaku i shkëlqyer që ndodhet në qendër të kësaj pamje tregon shijet e holla artistike, fuqinë ekonomike dhe standardin e lartë kulturor të elitës shqiptare të kohës.

Në të majtë, shfaqet njëri nga pinjollët e familjes Suma i cili sipas fotografit italian Giuseppe Massani (djathtas) ushtronte në atë kohë, profesionin e Noterit në qytetin më të madh të Shqipërisë së veriut. 

Gjurma e parë e kësaj familje është zbuluar në një dokument të vjetër qe fliste për një baron me emrin Demetrius Summa, që kishte jetuar rreth 700 vjet më parë, në vitin 1331, e që njihej si sundimtari i Shirqit. Disa prej banesave të vjetra e karakteristike të familjeve më në zë të aristokracisë shkodrane, janë ende në këmbë, por me kalimin e moteve e kanë humbur shkëlqimin e tyre të dikurshëm. 

Ndërsa shumë prej prej orendive të tyre unikale, pjesë e inventarit të objekteve të trashëgimisë së kulturës shqiptare, ose kanë humbur nga koha, ose janë grabitur, shkatërruar dhe trafikuar.

L.K/Dosja.al 

Shto Koment