LIVE UPDATES
Bota

Foto e rrallë/ Shikoni si dukej Angela Merkel kur shembej muri i Berlinit, nga e ndoqi ngjarjen dhe çfarë tha

11 Nëntor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Foto e rrallë/ Shikoni si dukej Angela Merkel kur shembej muri i Berlinit,

GJERMANI-Biografia politike e Angela Merkelit ka marrë formë edhe në Poloni gjatë udhëtimeve të saj private dhe profesionale. Miq dhe të njohur nga e kaluara kujtojnë.
Është viti 1989. Në nëntor rrëzohet Muri i Berlinit. Angela Merkel është tridhjetë e pesë vjeçe, ka doktoruar në shkencat e natyrës. Ajo punon në Institutin Qendror të Kimisë Fizike, i cili i përket Akademisë së Shkencave të RDGJ. Shkencëtarja e re jeton në Berlin dhe sapo është divorcuar. Në krah të saj është partneri i ri, shkencëtari i kimisë kuantike Joachim Sauer, me të cilin ajo do të martohet nëntë vjet më pas.

Katër ditë pas rënies së Murit të Berlinit, me ftesë të një kolegu polak, Merkel udhëtoi drejt vendit fqinj. “Ajo erdhi me tren në Torunj. Unë e prita tek stacioni i trenit. Mbajti një referat dhe qëndroi në shtëpinë tonë. Biseduam për gjëra të ndryshme, për politikën dhe ëndrrat tona që po bëhen realitet,” kujton Jacek Karwowski, profesor në pension i mekanikës kuantike në Universitetin Nicolaus Copernicus në Torunj.

„E kam pritur tërë jetën“

Ai e ka ende divanin në të cilin ishte ulur Angela Merkel atëherë. “Po pinim çaj ose kafe dhe në televizion shfaqeshin pamje nga Muri i Berlinit, të cilin njerëzit e thyenin me çekanë. Angela shikonte me lot në sy. “Tani po ndodh. Kam gjithë jetën që e pres dhe gjithçka po ndodh atje ndërkohë që unë jam këtu ‘”, tregon Karwowski.

Vite më vonë, Merkel, tashmë kryetare e CDU, do të tregonte se si kolegët e saj polakë kishin “mbetur të shtangur”, sepse ajo nuk kishte qëndruar në Gjermani, në atë kohë që gjithçka ishte aq emocionuese. “Ata më thanë se në vizitën e tyre të ardhshme në Berlin, Gjermania mund të ishte ribashkuar. Kjo më la mua pa fjalë, gjithsesi më hapi sytë. Për ne, rënia e Murit ishte aq mbresëlënëse sa, ndryshe prej tyre, na u desh shumë kohë të kuptonin pasojat e saj”, tha ajo për “Berliner Morgenpost” në 2003.

Kur u rrëzua Muri më 9 nëntor 1989, Merkel ishte në saunë me një mikeshën e saj dhe më pas kishte dalë për një shëtitje në Berlinin Perëndimor. Ajo e sheh veten “në një dilemë”, siç tregon në vitin 2008, kur iu dha një doktoraturë nderi nga Universiteti Teknik i Vroclavit. Katër ditë pas Rënies së Murit, i duhet të mbajë një referat të rëndësishëm në Poloni, ndërkohë që Berlini ishte pa mur dhe ajo mund të shkonte lirisht në Perëndim. Merkel merr vendim t’i bëjë të dyja dhe merr udhën për në Poloni.

Biseda mbi lirinë

Në vitin 1989 Merkel dhe Karwowski njihen tashmë prej disa vitesh. Ajo që i lidh ata është shkenca, por edhe ëndrrat e përbashkëta për të cilat ata flasin gjatë takimeve të shkencëtarëve në Liqenin Bachotek. Kimistët kuantikë takohen atje rregullisht në kampe verore në Universitetin e Torunjit. Merkel ka qenë aty në vitin 1985, 1987 dhe 1989, kujton Karwowski. Merkel ka qenë edhe në Poloni më 4 qershor 1989, kur atje u mbajtën zgjedhjet e para, pjesërisht të lira, të gjithë Bllokut Lindor që ishte nën sundimin sovjetik. “Në një farë mënyre, kjo datë shënoi një pikë kthese në biografinë time,” do të thoshte Merkel më vonë.

Në Bachotek të gjithë ndihen të lirë, nuk i censurojnë fjalët e tyre. Kur nuk flasin për shkencë, diskutojnë për politikë. Më vonë Merkel thotë se ka ruajtur kujtime të bukura nga takimet. Ne nuk ishim revolucionarë, tregon Jacek Karwowski. “Për ne ishte e qartë që duhej të kishte një ndryshim të natyrshëm të sistemit,” thekson ai.

“Angela thoshte, se ajo nuk donte revolucion, por vetëm të kalonte kufirin lirshëm dhe të pinte një kafe në Perëndim”, kujton Karvovski. “Unë nuk do të arratisem, por ata kanë vënë telat me gjemba. Për çfarë e bëjnë? Unë do të doja të kthehesha në shtëpi, por edhe të shkoja atje ku dua “, kujton Karwowski fjalët e Angela Merkelit.

Një tjetër pjesëmarrës i kampit veror, Grzegorz Chałasiński, vëren se Merkel dhe partneri i saj Joachim Sauer e njihnin mirë lëvizjen polake Solidarność. “Ata shpresonin që diçka e mirë do të vinte prej saj. Të gjithë donim që ky makth i RDGJ-së dhe Republikës Popullore Polake të mbaronte”, kujton profesori i kimisë.

Takimet “familjare”

Për kolegët polakë të Merkel, fillimi i viteve 1980 ishte një kohë plot shpresë. Në verën e vitit 1980 u themelua sindikata e pavarur polake Solidarność, në të cilën ata më vonë do të bëheshin aktivë. Që në këtë kohë Angela Merkel do të dëgjonte për Solidarność, megjithëse udhëheqja e Gjermanisë Lindore ishte e kujdesshme që “virusi polak” të mos përhapej në RDGJ. Merkel vinte në takimet që organizonte çdo muaj ilustratori Stefan Dachsel. “Ishte e ndaluar të krijoheshin organizata, kështu që takoheshim si një rreth familjar.
Gjithmonë në banesën e një anëtari tjetër. Kështu vazhdon edhe sot,” thotë Dachsel, i cili atëherë ishte aktivist në Kishën Ungjillore dhe tani është politikan i CDU. Në takime vijnë të diplomuar nga universitete dhe disiplina të ndryshme. Angela Merkel ishte gjithashtu pjesë e tyre disa herë në fillim të viteve 1980.

Në “rrethin familjar” mund të diskutohej pa censurë. Flitej edhe për Solidarność, grevat në Poloni dhe situatën e përgjithshme atje. “Ishte e rëndësishme për ne, pasi e kishim ende në kujtesë shtypjen e kryengritjes popullore në RDGJ në vitin 1953 dhe Pranverën e Pragës në 1968 “, thotë Dachsel. Në atë kohë askujt nuk ia merrte mendja se Solidarność një ditë do të luante një rol kryesor në rënien e diktaturave të vërteta socialiste.

Incident në kufi

Ndërkohë që Solidarność po merrte hov, Merkel udhëtoi tri herë në Poloni në vitin 1981, kujtojnë biografët Ralf Georg Reuth dhe Günther Lachmann. Ajo udhëtonte në kuadër të Rinisë së Lirë Gjermane (FDJ). Në atë kohë, edhe ajo kishte një funksion në organizatën rinore, e cila vepronte si rezervë luftarake e Bashkimit Socialist të Gjermanisë (SED), partia sunduese në ish-RDGJ. Udhëtimi i tretë ishte privat. Së bashku me një koleg në atë kohë, ajo shkoi në Gdańsk dhe Malbork, në gjurmët e Solidarność, por edhe të familjes. Nëna e Merkelit vjen nga kjo zonë.

„Më 12 gusht ata kthehen. Në kufirin pranë Frankfurtit mbi Oder, rojet kufitare të RDGJ-së jo vetëm që kontrolluan dokumentat e tyre, por edhe çantën e Merkelit. Aty do të gjenin dokumenta të Solidarność-it: dy foto të memorialit të punëtorëve të vrarë në kryengritjen e vitit 1970, një revistë dhe një distinktiv“, shkruajnë biografët dhe citojnë deklarimin përkatës. “Qytetarja nuk ishte në dijeni se sende të tilla nuk lejoheshin të importoheshin në RDGJ,” raportojnë zyrtarët. Incidenti më vonë u bë shkas për komente të dyshimta pasi nuk pati ndonjë pasojë negative për Angela Merkel.

Nuk do ta harroj kurrë debatin që pata me një doganier të RDGJ-së kur u ktheva një herë nga Gdansku se një kartolinë nga monumenti përpara kantierit detar të Gdanskut ishte një provokim politik a thjesht një kartolinë“, tha Merkel tridhjetë vjet më vonë. Çdo pjesë e një qyteti mund të shfaqet në një kartolinë, i kishte thënë ajo oficerit, i cili mendonte ndryshe dhe i kishte sekuestruar kartolinën. “Por Solidarność nuk mund ta zhbënte atë që kishte ndodhur,” theksoi Merkel. “Për ne qytetarët e ish-RDGJ në veçanti, unioni Solidarność, që prej themelimit në 1980, ka qenë një simbol shprese, për ndryshim dhe shprese për liri që nuk mund të mbahet shtypur për një kohë të gjatë.”

Në Templin mbi politikën

Në RDGJ kjo shpresë jep fryte vetëm ngadalë dhe krejt ndryshe nga sa në Poloni. Forca shtytëse nuk është një lëvizje si Solidarność. Forcat shtytëse janë grupet e vogla të paqes dhe mjedisit, kryesisht nën ombrellën e Kishës Ungjillore. Ajo është një nga institucionet e pakta ku mund të takohesh lirshëm në seminare, lutje, ose të ashtuquajturat „meshat blues“.

Edhe takimet në Templin në Brandenburg, të organizuara nga babai i Merkelit, prifti protestant Horst Kasner, me kalimin e kohës po mblidhnin një pjesë të opozitës së RDGJ-së. “Shumë syresh falë vëllait të Angelës, fizikantit Marcus Kasner”, thotë profesori i teologjisë Christofer Frey. Profesori nga Bochumi, i cili është mik i familjes Kasner, udhëheq bisedat, që zgjasin nga një javë e bëhen çdo vit. Angela Merkel merr pjesë herë pas here.

Në fund të viteve 1980, kur kohët po bëheshin shumë të pasigurta, teologët dhe shkencëtarët diskutojnë për demonstratat e mëdha që po vijnë. “Ne debatonim gjithë natën. A do të ndërhyjë ushtria e RDGJ-së? Apo Bashkimi Sovjetik?”, kujton Frey.

“Këto takime nuk kishin ndonjë domethënie të drejtpërdrejtë politike, por ato ishin një lloj vetë-sigurimi dhe natyrisht një vend për shkëmbime të patrazuara”, thotë Marcus Kasner. Më vonë, disa nga pjesëmarrësit në këto takime do të luanin një rol të rëndësishëm në revolucionin paqësor të vitit 1989, duke themeluar lëvizje civile dhe një parti të opozitës. Në Templin ata flasin për paqen, të drejtat themelore dhe ekologjinë, kjo e fundit gjithashtu një temë tabu në shtetin e Erich Honecker-it. Dhe nganjëherë biseda vetiu shkonte te politika dhe ngjarjet në Poloninë fqinje, “në të cilën ne nuk mund të udhëtonim më aq lehtë në atë kohë”, kujton Marcus Kasner. Ai nuk merrte pjesë vetë në takimet shkencore në Bachotek, por kishte dëgjuar për to nga e motra.”

Një shkencëtare e mirë dhe e konsoliduar”

Në Bachotek, Merkel kurrë nuk e vë veten në plan të parë, por megjithatë ajo bie në sy, kujton Karwowski. “Ajo ishte shumë e përkushtuar dhe merrte seriozisht çdo gjë që bënte,” shtoi ai. Ajo është gjithashtu shumë e përgjegjshme. “Disa bënin bisht dhe shkonin me kajak ose per një shëtitje në pyll. Nuk më kujtohet asnjëherë që Angela Merkel të mos ketë shkuar në leksion. Ajo ishte një shkencëtare e mirë dhe e konsoliduar,” thotë ish-kolegu polak. Edhe Grzegorz Chałasiński i kujton me kënaqësi ditët në Bachotek. Që atëherë ai ishte shok me Joachim Sauer, bashkëshortin e Angela Merkel-it. Në vitin 2007 ai i bëri një vizitë çiftit në Berlin, darkuan në apartamentin e tyre në Berlin. Angela Merkel ishte Kancelare Federale për dy vjet në atë kohë. “Kjo ishte një përvojë e shkëlqyer për mua. Ata jetojnë kaq modestisht. Kaluam një mbrëmje të këndshme. Ishte si më parë, pa trysninë e kohës”, thotë profesori i kimisë.

Vizitë në kinema

Në përgjithësi, Merkel udhëtonte me kënaqësi drejt Polonisë në vitet 1980. Kur Karwowski e pyeti një herë se çfarë i pëlqente veçanërisht nga vendi fqinj, ajo iu përgjigj: Ajo kishte mësuar shumë nga polakët dhe takimet verore në Bachotek ishin gjithashtu trajnime politike për të. Por kishte edhe arsye reale, si dobësia e dukshme e Merkelit për shportat e kashtës. Gjatë rrugës për në Bachotek, ajo blinte rregullisht shporta dhe punime të tjera të thurura, siç kujtojnë shoqëruesit e saj polakë.

Ndoshta ndihej edhe më e lirë në Poloni. Në 1989 Karwowski e çoi kolegen e tij gjermane në kinema. Ku panë adaptimin filmik të romanit “Die Blechtrommel” (Daullja e llamarintë) e Günter Grass. Filmi ishte i ndaluar në RDGJ në atë kohë.
Pas një qëndrimi gjashtë ditor në Poloni, në nëntor 1989, Karwowski e shoqëron Merkelin në stacionin e trenit. Një ditë më parë, ata kishin vizituar degën rajonale të lëvizjes Solidarność. Merkel aty pa një kuti donacionesh. Më pas, në stacionin e trenit, ajo i jep Karwowskit pjesën e mbetur të parave nga udhëtimi dhe i kërkon atij që t’i vendosë në këtë kuti. “Ajo nuk merrte vendime të tilla në mënyrë spontane, nga asgjëja. I mendonte mirë”, përfundon profesori, duke vënë në pah një analogji me stilin e qeverisjes së Kancelares së sotme.

Një takim pas vitesh

Vizita e Merkelit në Torunj në vjeshtë 1989 nuk është takimi i saj i fundit me Jacek Karwowskin. Vite më vonë ajo sugjeron një takim në Varshavë. Është viti 2007 dhe Merkel është në krye të qeverisë gjermane. “Ajo është moshuar, por si njeri ishte njëlloj si më parë, e zgjuar dhe me sytë drejt së ardhmes. Vetëm rrobat i kishte ndryshuar. E kishte ndërruar trikon e saj të vjetër me rroba elegante”, thotë Karwowski. Ata janë edhe sot miq. Profesori nga Torunji i ruan letrat e saj me kujdes. “Unë jam krenar që e kam njohur dikë që është ndoshta politikania më e shquar në botë,” thotë ai me entuziazëm.

Një grua shteti për të cilën Solidarność-i ishte një udhërrëfyes , siç theksoi Angela Merkel në një podcast këtë vit me rastin e dyzet vjetorit të lëvizjes sindikale polake. Gratë dhe burrat e Solidarność-it kishin nisur dhjetë vjet përpara rrëzimit të Murit që ta shtronin rrugën për aktivistët e të drejtave civile në RDGJ. Vullneti i tyre për liri vuri në lëvizje gurë që në fund shembën Murin e Berlinit dhe Perden e Hekurt.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni