Politike

FOTO/ E ngrysur dhe e vetmuar, ja si e nisi Etilda Gjonaj sezonin e ri politik pasi shokoi shqiptarët me faturat e luksit

Ajo është fotografuar dje në nisjen e sesionit të ri parlamentar teksa hynte në Kuvend.
Featured image of article: FOTO/ E ngrysur dhe e vetmuar, ja si e nisi Etilda Gjonaj sezonin e ri politik pasi shokoi shqiptarët me faturat e luksit Etilda Gjonaj dje ne Kuvend

TIRANË– Dy javë pasi ishte në qendër të stuhisë së akuzave nga opinioni publik pasi pagoi 700 euro për vetëm një natë në një hotel në Romë, ministrja e Drejtësisë, Etilda GJonaj, duket se nuk është në ditët e saj më të mira.

Ajo është fotografuar dje në nisjen e sesionit të ri parlamentar teksa hynte në Kuvend.

Gjonaj shihet e ngrysur, ndërkohë që është e vetmuar dhe e veshur me një xhaketë ngjyrë blu.

Kombinimi nuk ka vend për fjalë, pasi ministrja se ka humbur stilin…

Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment