Sport

FOTO/ E ndoqi me vrap, tifozi lëndon hundën për të takuar Salah, futbollisti falenderon vogëlushin

Një djalë i vogël që po ndiqte ndeshjen ku po luante ylli i futbollit, Mohamed Salah, e ka ndjekur atë me shpjetësinë më të madhe në mënyrë që të shkrepte një foto me të. Por për ta arritur në kohë tifozi i vogël është penguar dhe lëndoi hundën.
Featured image of article: FOTO/ E ndoqi me vrap, tifozi lëndon hundën për të takuar Salah, futbollisti falenderon vogëlushin Salah dhe tifozi i tij i lënduar

BRITANI- Tifozët e çmendur mund të bëjnë gjitçka për të takuar yjet e tyre të futbollit. Rasti i fundit më i veçantë ka qenë ai i një tifozi të flaktë të futbollistit Mohamed Salah.

Salah ka luajtuar së fundmi në ndeshjen që hapi sezonin e Liverpool, duke fituar kundër Norwich me rezultatin 4-1.

Në momentin kur futbollisti ka dalë nga stadiumi për t’u larguar me makinën e tij, dy vëllezër tifozë të tij e kanë ndjekur me vrap yllin e futbollit.

Por më i vogli nag to, gjatë varpit të shpejtë për të arritur Salah, është penguar dhe dëmtoi hundën.

Por nuk e humbi rastin dhe me hundë të gjakosur, tifozi i vogël arriti të bëjë një foto me idhullin e tij. Fundja ku ka kujtim më të bukur se kaq, në atë moment me siguri i ka harruar edhe dhimbjet. Më pas futbollisti i ndau këto foto edh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke treguar shembullin fantastik të vogëlushit.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

 

Shto Koment