
Përditësuar:
Durrës- Prej 2 muajsh turizimi në Shqipëri është “paralizuar” dhe kjo për shkak të COVID-19. Zonat turistike në vend janë të boshatisura dhe nuk ka as turistë. Shqiptarët ende nuk kanë dalë nga izolimi plotësisht, pasi 6 qarqe të vendit janë ” zonë e kuqe”.
Por çfarë po ndodh në Durrës, në këtë qytet bregtar, i cili duhet të kishte një lëvizje të madhe në këtë stinë pranvere?
Fotoja e mëposhtme tregon shumë. Qentë e rrugës po flenë gjumë, disa në hije dhe disa në diell, pranë derës kryesore të një hoteli. Pra duke mos patur turistë aty, dhe lëvizja është e pakët, aq sa qentë e kanë bërë territorin të tyre hotelin. Ky i fundit mesa duket është mbyllur.
J.V/Dosja.al