Sport

FOTO/Dita e së vërtetës, Real Madrid është vetëm 90 minuta larg titullit, ja si do të jenë bluzat në rast se madrilenët shpallen kampion

Për të fituar kampionatin skuadrës së Zidane do t’i mjaftonin edhe dy barazime në dy ndeshjet e fundit por Benzema me shokë do të kërkojnë të mbyllin llogaritë që sot
Featured image of article: FOTO/Dita e së vërtetës, Real Madrid është vetëm 90 minuta larg titullit, ja si do të jenë bluzat në rast se madrilenët shpallen kampion Real Madrid

MADRID– La Liga luan javën e parafundit këtë të enjte e cila do të luhet e gjitha në një orar pikërisht në 21:00. Reali Madridit i cili i ka vendosur tashmë pothuajse të dyja duart te titulli, ka mundësinë ideale për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampion i Spanjës për edicionin 2019-2020 nëse fiton sot në sfidën shtëpiake ndaj Villareal.

Për të fituar kampionatin skuadrës së Zidane do t’i mjaftonin edhe dy barazime në dy ndeshjet e fundit por Benzema me shokë do të kërkojnë të mbyllin llogaritë që sot në sfidën ndaj nëndetses së verdhë. Në rast suksesi,tifozët nuk do të kenë mundësi të grumbullohen në rrugët e Madridit për shkak të koronavirusit.

13-herë kampionët e Europës lançuan bluzën e posaçme për kurorëzimin si kampionë të Spanjës. Fanela është publikuar në faqen zyrtare të Realit dhe kushton 109.95 euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Bluzat e Real Madrid

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment