Aktualitet

FOTO + DETAJE/ Me të atin subjekt të OFL-së, kush është Metin Mehja që bëri për spital dy vëllezërit Bekteshi, Berisha i ka bërë pjesë të ‘bandës së Qazimit’

Emri i Agronit është përmendur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, përmes denoncimeve në rrjetet sociale, e ka akuzuar për trafik droge, prostitucion dhe organizatë kriminale. Sipas Berishës, Agroni është pjesë e ‘bandës së Qazim Sejdinit’.
Featured image of article: FOTO + DETAJE/ Me të atin subjekt të OFL-së, kush është Metin Mehja që bëri për spital dy vëllezërit Bekteshi, Berisha i ka bërë pjesë të ‘bandës së Qazimit’ Metin Mehja dhe foto nga ngjarja

ELBASAN– Metin Mehja, i riu që ra në pranga ditën e sotme është një person i kthyer në faktor në qytetin e Elbasanit. Metini është djali i Agron Kamer Mehjas, që është një nga subjektet e Ooperacionit Forca e Ligjit. Në muajin maj të këtij viti, OFL-ja zbarkoi në qytetin e Elbasanit dhe trokiti në derën e familjes Mehja.

Metin Mehja

Emri i Agronit është përmendur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, përmes denoncimeve në rrjetet sociale, e ka akuzuar për trafik droge, prostitucion dhe organizatë kriminale. Sipas Berishës, Agroni është pjesë e ‘bandës së Qazim Sejdinit’.

Ndërsa sot është vënë në pranga djali i tij Metin Mehja. Ky  fundit akuzohet se bashkë me 6 të rinj të tjerë që janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar me vëllezërit Erand dhe Egis Bekteshi, mesnatën e 4 tetorit. Të dy vëllezërit, me precedentë penalë, tashmë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky sherr e ka zanafillën para tetë muajsh, në shkurt të këtij viti. Në atë kohë, një nga vëllezërit që ka mbetur i plagosur, Erandi, i gërvishti automjetin një tjetri të identifikuar si Rafael Greca. Ky i fundit e qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht ngjarja u mbyll pa pasoja për jetën. Greca u vu në pranga në muajin shtator. Siç duket, edhe disa muaj pas përplasjeve, të rinjtë, s’i kanë mbyllur hesapet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment