Sport

FOTO/Derbi të “ha kokën”, Sormani largohet përfundimisht nga Partizani, e konfirmon klubi i kuq

Është ky vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit të kuq që nuk e kanë përtypur dot vendimin e trajnerit për ta braktisur ekipin në një ndeshje derbi
Featured image of article: FOTO/Derbi të “ha kokën”, Sormani largohet përfundimisht nga Partizani, e konfirmon klubi i kuq Adolfo Sormani

TIRANË-Që Adolfo Sormani nuk do të ishte më trajneri i Partizanit, kjo dihej. Tani në orët e fundit, klubi i kuq ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian. Është ky vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit të kuq që nuk e kanë përtypur dot vendimin e trajnerit për ta braktisur ekipin në një ndeshje derbi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shumë raste kur këto dy ekipe përplasen me njëra-tjetrën, kemi rrezikimin dhe shkarkimin e trajnerit humbës, si në rastin e Franco Lerdës, i cili pas një humbje në derbi u shkarkua menjëherë nga Partizani.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment