Politike

Foto që s’u panë nga Kuvendi/ Salianji ‘shkrin’ akujt me Berishën, Braçe qesh me Lleshajn, s’ndalet Ogerta

Në Kuvend është fotografuar nga LSA edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke diskutuar ‘kokë më kokë’ me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla. Në fokusin e aparatit ka qenë edhe takimi i ngrohtë mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Përditësuar:

Në seancën plenare në Kuvend debati është fokusuar tek akuzat mes qeverisë dhe opozitës.

Por jo vetëm kaq… Në Kuvend është fotografuar nga LSA edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke diskutuar ‘kokë më kokë’ me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla.

Nuk dihet ende tema e diskutuar mes tyre, por dje në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj tha se deputetët janë kthyer në kartona.

Ndërkohë që deputeti demokrat, Ervin Salianji është fotografuar duke takuar ish-kryeministrin Sali Berisha kur ky i fundit po kalonte në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sinjal ky i pari që prej largimit të Salianjit nga posti që kishte në kryesinë e PD.

Në fokusin e aparatit ka qenë edhe takimi i ngrohtë mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Nga Berisha, Kryemadhi, Spiropali, Basha e Balla, ja pamjet nga seanca e sotme plenare.

(f.a/dosja.al)

Shto Koment